current location : Lyricf.com
/
Songs
/
La flor de la canela [Albanian translation]
La flor de la canela [Albanian translation]
turnover time:2024-05-14 05:00:31
La flor de la canela [Albanian translation]

Lermë të të tregoj, limjane*

Lermë të të tregoj lavdinë

e ëndrrës që zgjon kujtimin

për urën e vjetër, për lumin dhe rrugën me plepa*

Lermë të të tregoj, limjane

tani që ndihet aroma e kujtimit

tani që valëzojnë në një ëndërr

ura e vjetër, lumi dhe rruga me plepa

Jasemine në flokë dhe trendafila në fytyrë

krenare ecte lulja e kanellës

Përhapte butësi dhe në ecjen e saj lëshonte

aromë erëzash që i mbante në gji

Nga ura deri tek rruga shpesh këmbët e shpien

nëpër shtegun që dridhet nën ritmin e ijëve të saj

Mblidhte buzëqeshjet e rrjedhës së lumit

dhe në erë i lëshonte nga ura deri tek rruga

Lermë të të tregoj, limjane

Ah, lermë të të them, zeshkane, mendimet e mia

Të shoh nëse kështu do zgjohesh nga ëndrra,

nga ëndrra që turbullon, zeshkane, ndjenjat e tua

Thithe aromën që lëshon lulja e kanellës

stolisur me jasemine duke i shtuar bukurinë

Shtroje sërish urën dhe zbukuroje rrugën me plepa

që lumi të të shoqërojë nëpër shteg

Dhe kujto që…

Jasemine në flokë dhe trendafila në fytyrë

krenare ecte lulja e kanellës

Përhapte butësi dhe në ecjen e saj lëshonte

aromë erëzash që i mbante në gji

Nga ura deri tek rruga shpesh këmbët e shpien

nëpër shtegun që dridhet nën ritmin e ijëve të saj

Mblidhte buzëqeshjet e rrjedhës së lumit

dhe në erë i lëshonte nga ura deri tek rruga

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by
Show More Comments
María Dolores Pradera
  • country:Spain
  • Languages:Spanish
  • Genre:Folk
  • Wiki:http://en.wikipedia.org/wiki/Mar%C3%ADa_Dolores_Pradera
María Dolores Pradera
Latest update
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved