current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Матерь Богов [Mater' Bogov] [Albanian translation]
Матерь Богов [Mater' Bogov] [Albanian translation]
turnover time:2025-05-04 16:56:18
Матерь Богов [Mater' Bogov] [Albanian translation]

Do të të tregoj sekretin më të tmerrshëm,

Kam heshtur për kaq kohë por tani jam gati:

Unë — jam krijuesi i gjithçkaje që ti sheh përreth,

Ndërsa ti, e imja lumturi, ti — je nënë e zot'rave.

Ky qytet vrasësish, laviresh e hajdutësh

Ekziton për sa kohë që ne besojmë në të,

Po të hapim sytë — ai nuk do jetë më,

E ne do të gjendemi përsëri në zanafillë.

Nënë e zot'rave, nënë e zot'rave

Kemi shëtitur gjithë ditën

Nën shiun e imët.

Dhe xhinset e tua të lagura

Rrinë shuk në dysheme,

Kështu që, le t'i futemi punës më shpejt,

Nënë e zot'rave.

Ne е krijojmë këtë botë për të kushedisatën herë,

Kërkojmë përsëri emra për bisha e lule.

Pavarësisht gjithçkaje dashuria fiton

Kështu që, mos u shqetëso e ndize një, nënë e zot'rave.

Unë jam lindur 100 herë dhe 100 herë kam vdekur

U hodha një sy* — djalli nuk ka letra të fortа

Ata hyjnë në shtëpinë tonë por ç'do na bëjnë?

Ti dhe unë jemi të pavdekshëm — apo jo, nënë e zot'rave?

Nënë e zot'rave, nënë e zot'rave

Kemi shëtitur gjithë ditën

Nën shiun e imët.

Dhe xhinset e tua të lagura

Rrinë shuk në dysheme,

Kështu që, le t'i futemi punës më shpejt,

Nënë e zot'rave.

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by
Show More Comments
Nautilus Pompilius
  • country:Russia
  • Languages:Russian
  • Genre:Alternative, New Wave, Rock
  • Official site:http://www.nautilus.ru/
  • Wiki:http://en.wikipedia.org/wiki/Nautilus_Pompilius_(band)
Nautilus Pompilius
Latest update
Copyright 2023-2025 - www.lyricf.com All Rights Reserved