current location : Lyricf.com
/
/
I'd Do Anything for Love [But I Won't Do That] [Albanian translation]
I'd Do Anything for Love [But I Won't Do That] [Albanian translation]
turnover time:2024-06-02 10:24:14
I'd Do Anything for Love [But I Won't Do That] [Albanian translation]

Dhe do bëja gjithçka për dashurinë

Do shkoja drejt e në ferr dhe do kthehesha prapë

Do bëja gjithçka për dashurinë

Nuk do të të gënjej kurrë dhe ky është fakt

Por nuk do ta harroj kurrë se si ndihesh tani, oh jo, në asnjë mënyrë

Dhe do bëja gjithçka për dashurinë

Oh, do bëja gjithçka për dashurinë

Do bëja gjithçka për dashurinë

Por nuk do ta bëj

Jo, nuk do ta bëj

Dhe ka ditë që nuk kalojnë lehtë

Dhe ka ditë që nuk kalojnë keq

Ka ditë që s'shtyhen fare

Dhe ato janë ditët që s'përfundojnë kurrë

Dhe ndonjë natë lëshon flakë nga goja

Dhe ndonjë natë je e gdhendur në akull

Ndonjë natë je si diçka që s'e kam parë më parë dhe s'do ta shoh kurrë

Ndoshta jam i çmendur

Oh, kjo është çmenduri dhe e vërtetë

E di se mund të më shpëtosh

Askush s'mund të më shpëtojë tani veç teje

Përsa kohë planetet rrotullohen

Përsa kohë yjet digjen

Përsa kohë ëndrrat e tua po dalin të vërteta

Bën mirë ta besosh

Se do bëja gjithçka për dashurinë

Dhe do të jem atje deri në aktin final

Dhe do bëja gjithçka për dashurinë

Dhe do marr vendimin dhe do vulos paktin

Por s'do t'ja fal vetes kurrë

Nëse nuk i shkojmë deri në fund, këtë natë

Dhe do bëja gjithçka për dashurinë

Por nuk do ta bëj

Jo, nuk do ta bëj

Do bëja gjithçka për dashurinë

Gjithçka që mund të kishe ëndërruar

Por thjesht nuk dua ta bëj (x2)

Dhe ndonjëherë lutem për qetësi

Dhe ndonjëherë lutem për shpirtin

Ndonjëherë thjesht i lutem zotit të seksit, baterisë dhe Rock 'n' Roll-it

Dhe ndoshta jam i vetmuar

Vetëm për kaq jam i kualifikuar të bëj

Është një dhe i vetëm

Një dhe i vetëm premtimi që mund të mbaj

Përse kohë disqet rrotullohen

Përsa kohë zjarret digjen

Përsa kohë lutjet e tua po realizohen

Bën mirë ta besosh

Se do bëja gjithçka për dashurinë

Dhe kjo është e vërtetë, ky është fakti

Dhe do bëja gjithçka për dashurinë

Dhe s'do të ketë më kthim pas

Por s'do ta bëj kurrë më mirë seç e bëja me ty

Gjithë atë kohë, gjithë atë kohë

Dhe do bëja gjithçka për dashurinë

Oh, do bëja gjithçka për dashurinë

Do bëja gjithçka për dashurinë

Por nuk do ta bëj

Jo, jo, jo nuk do ta…

Do bëja gjithçka për dashurinë

Gjithçka që mund të kishe ëndërruar

Por thjesht nuk do ta bëj (3x)

Por nuk do ndaloj kurrë së ëndërruari për ty

Çdo natë të jetës sime

Në asnjë mënyrë

Dhe do bëja gjithçka për dashurinë

Por nuk do ta bëj

Jo, nuk do ta bëj

[Lorraine Crosby:]

Do më ngresh, do më ndihmosh?

Do më nxjerrësh jashtë këtij qyteti të harruar nga Zoti?

Do ta bësh pak më pak të ftohtë?

[Meat Loaf:]

Mund ta bëj këtë

Oh, oh tani mund ta bëj këtë

[Lorraine Crosby:]

Do kujdesesh për gjithë fantazitë e mia?

Do më lagësh me ujë të bekuar nëse nxehem shumë?

Do më shpiesh në vende që nuk i kam parë kurrë?

[Meat Loaf:]

Tani mund ta bëj këtë

Oh, oh tani mind ta bëj këtë

[Lorraine Crosby:]

Pas pak ti do harrosh gjithçka

Ishte një ndërhyrje e shkurtër dhe aventurë nate mesvere

Dhe do të shohësh se është koha të vazhdosh para

[Meat Loaf:]

Nuk do ta bëj këtë

Nuk do ta bëj këtë

[Lorraine Crosby:]

E njoh territorin, kam qënë këtu rrotull

Gjithçka do bëhet pluhur dhe të gjithë do të rrëzohemi

Herë a vonë do të hallakatesh kot

[Meat Loaf:]

Nuk do ta bëj këtë

Jo, nuk do ta bëj këtë

Gjithçka për dashurinë

Oh, do bëja gjithçka për dashurinë

Do bëja gjithçka për dashurinë

Por nuk do ta bëj

Jo, nuk do ta bëj

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by
Show More Comments
Meat Loaf
  • country:United States
  • Languages:English
  • Genre:Rock
  • Official site:http://www.meatloaf.net/
  • Wiki:http://en.wikipedia.org/wiki/Meat_Loaf
Meat Loaf
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved